Basha i zënë në çark, teksa Berisha ishte në seli - Gazeta Express
string(65) "sikleti-i-bashes-i-zene-ne-cark-teksa-berisha-ishte-ne-seli-fotot"

Shqiperi

Gazeta Express

13/12/2021 18:47

Basha i zënë në çark, teksa Berisha ishte në seli

Shqiperi

Gazeta Express

13/12/2021 18:47

Marshimi i Berishës dhe i Komisionit të Rithemelimit në zyrat e selisë së PD-së e gjeti Lulzim Bashën në një mbledhje me rrethin e ngushtë të njerëzve të tij. Berisha u ngjit i shoqëruar nga mbështetësit në shkallët që të shpien në katin e dytë të godinës ku gjendej edhe salla e mbledhjeve që ata kishin -planifikuar të tuboheshin. Por takimi i Bashës ishte në të njëjtin koridor pra vetëm disa metra më larg. Kjo e ka detyruar kryetarin e shkarkuar të qëndronte i mbyllur brenda mjedisit ku gjendej pa guxuar të dalë. Ankthi i tij shohej nga një përplasje e mundshme me mbështetësit e Berishës që kishin zaptuar hollin dhe brohorisnin: “Basha ik”, “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

E bukura ishte se një kamer e televizionit informativ Klan News gjendej para derës me hapsira të xhamta nga ku dukej se ç’po bënte Basha. TV e ndau ekranin në dysh dhe jepte nganjëra anë bashkëbisedimin e Berishës me gazetarët dhe nga ana tjetër Bashën që fliste në telefon, vinte syzet për të lexuar SMS, dhe bisedonte me njerëzit që kishte pranë. Pra nga ato pamje dukej qartë se takimi i i punës së Bashës kishte përfunduar dhe ata prisnin të mbyllur në çark vetëm nga frika për të dalë në koridore dhe për tu shpërndarë. Situata ishte jo komike, por tragjike teksa kamera përgjuese dëshmonte për një politikan të izoluar dhe të ankthosur. Për sa kohë Berisha mbaroi mbledhjen askush nga njerëzit që ishin rreth Bashës nuk guxoi të dilte jashtë dhomës.

Lexo Edhe: