Kthehu lart

​Zyrtare: Ylli i Tottenhamit kalon në Kinë

​Zyrtare: Ylli i Tottenhamit kalon në Kinë GazetaExpress

Tottenhami e ka shitur mesfushorin belg, Mousa Dembele, në klubin e Super Ligës së Kinës, Guangzhou për 12,4 milionë euro.

Dembeles, 31-vjeçar, do t’i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni, mirëpo për të mos e humbur lojtarin si transferim të lirë, Tottenhami pranoi ta shesë atë te klubi kinez, transmeton Gazeta Express.

31-vjeçari ishte transferuar në Tottenham në vitin 2012 nga Fulhami. Ai i bëri 250 paraqitje për klubin dhe i shënoi dhjetë gola gjatë kësaj kohe. Dembele nuk u aktivizua në asnjë ndeshje të Tottenhamit që nga nëntori, për shkak të një lëndimi.

“Unë po shkoj me një ndjenjë të pabesueshëm dhe një dashuri të veçantë për këtë klub. Ka qenë një periudhë më të vërtetë shumë e veçantë”, ka thënë Dembele.

“Nganjëherë duhet të ndahesh në një mënyrë të keqe, por unë nuk ndiej se kjo përfundoi kështu. Të gjithë kanë qenë shumë pozitiv me mua dhe më kanë uruar fat dhe lumturi”.

“Klubi më trajtuar në mënyrë të drejtë. Ka qenë një përvojë e pabesueshme për mua dhe unë do ta mbajë mend gjithmonë”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 11:41
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera