Kthehu lart

​Zyrtare: Real Madridit i largohet talenti i ri

​Zyrtare: Real Madridit i largohet talenti i ri GazetaExpress

Real Madridi ka bërë të ditur se talenti i ri, Martin Odegaard, do t’i bashkohet skuadrës holandeze, Vitesse Arnhem, ky do të transferohet si huazim për sezonin e 2018/19.

Marrëveshje e arritur mes dy klubeve e rikthen mesfushorin 19-vjeçar në Holandë, ku më herët ka qenë për një periudhe 18-muajshe në Heerenveen, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi e bleu atë për 2.8 milionë euro në janar të vitit 2015 nga klubi norvegjez Stromsgodset. Deri në janar të vitit 2017, ai ishte pjesët e grupmoshave të klubit të Real Madridit, por pastaj iu bashkua skuadrës së parë.

Megjithatë, ai arriti ta bëjë vetëm një paraqitje në La Liga me kampionët evropianë për shkak të konkurrencës së madhe në skuadrës e Los Blancos.

Odegaard do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit përsëri më 30 qershor të vitit 2019. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Gusht 2018 17:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera