Kthehu lart

Zyrtare: Marotta i bashkohet Interit

Zyrtare: Marotta i bashkohet Interit GazetaExpress

Guiseppe Marotta zyrtarisht është bërë menaxher i përgjithshëm i Interit.

Eksperti i transferimeve fillimisht u largua nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Juventusit, por më vonë e pranoi edhe shkëputjen e kontratës me këtë klub nga roli i menaxherit të përgjithshëm, transmeton Gazeta Express.

Sapo u largua zyrtarisht nga Juventusit, filluan spekulimet që e lidhnin Marottan me një pozitë menaxheriale në Interi, dhe zyrtarisht sot është bërë pjesë e “zikaltërve”.

“Nga sot jam pjesë e Interit”, ka thënë Moratta.

“Kjo është një eksperiencë e rëndësishme në jetën time profesionale”.

Moratta do ta ketë rolin e menaxherit të përgjithshëm për sport, ashtu siç e kishte edhe në Juventus.

Me kalimin e kohës, pritet që ai të emërohet edhe në pozitën e drejtorit ekzekutiv të këtij klubi, mirëpo fillimisht zikaltrit dëshirojnë ta testojnë atë në pozitën e menaxherit të përgjithshëm. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Dhjetor 2018 14:47
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera