Kthehu lart

Zhegrova është gati, zbulon fanellën e re

Zhegrova është gati, zbulon fanellën e re GazetaExpress

Edon Zhegrova është i gatshëm derisa po e pret debutimit për klubin e tij të ri, Baselin, një javë pasi e zyrtarizoi kalimin nga Genku. Kosovari i ka nisur stërvitjet me ekipin e tij të ri dhe e pret debutimin në fundjavë.

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova e ka shpalosur fanellën e tij të re me Baselin dhe numrin që do ta bartë në të gjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni në Superligën e Zvicrës, shkruan Gazeta Express.

Zhegrova mund ta ketë rastin të debutojë në fundjavë, të dielën kur Baseli e pret Sionin në një ndeshje të Superligës zvicerane.

19-vjeçari do ta veshë fanellën me numrin 30 në klubin zviceran, të cilën e ka shfaqur në instastory në Instagram.  

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës iu bashkua Baselit si lojtar u huazuar për një sezon e gjysmë, me klubin zviceran që e ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në fund.

Ai e kompletoi transferimin e tij në Basel para një jave, pasi nuk po gjente hapësirë në klubin belg. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shkurt 2019 19:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera