Kthehu lart

Zhang shet Interin për kaq para?

Zhang shet Interin për kaq para? GazetaExpress

Zhang Jindong po përpiqet të ndërtojë një Inter konkurrues në Itali për të thyer hegjemoninë e Juventus në vitet e fundit. Këtë e ka treguar me afrimin e Beppe Marottas në stafin drejtues, si dhe me lojtarët që ka në përbërje.

Sot, në Itali kanë zbuluar një ofertë të madhe që është vënë në tavolinën e presidentit kinez. Plot 800 milionë euro i janë ofruar kompanisë Suning për të shitur Interin.

Për momentin presidenti Zhang po reziston dhe as nuk e konsideron që të shesë klubin zikaltër, për të cilin ka një projekt afatgjatë.

Sidoqoftë oferta është tepër tunduese dhe për Zhang ka ende disa ditë kohë për t’u menduar, mirëpo do të jetë e vështirë që kjo shitje të ndodhë. /TeleSport/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 11:35
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera