Kthehu lart

Tottenham mund ta kërkojë Malcomin

Tottenham mund ta kërkojë Malcomin GazetaExpress

Sulmuesi i krahut, Malcom, i cili ishte njëri prej transferëve më të shtrenjta të Barcelonës gjatë verës, mund të largohet nga Spanja me Tottenhamin si destinacion të mundshëm

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino gjithmonë ka qenë një tifozë i brazilianit dhe një marrëveshje mund ta dërgojë atë në Londër si huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.

Negociatat thuhet se kanë filluar të mërkurën dhe Malcom nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen e së enjtes kundër Levantes, duke nxitur edhe më shumë këto thashetheme.

Barcelona ka paguar 40 milionë euro për 21 vjeçarin pasi kishte paraqitje shumë të mira me Bordeaux, por ai ka vuajtur për të pasur minuta nën urdhrat e Ernesto Valverdes ku ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 20:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera