Kthehu lart

Të gjithë yjet e futbollit në një ndeshje basketbolli të NBA në Londër

Të gjithë yjet e futbollit në një ndeshje basketbolli të NBA në Londër GazetaExpress

Një ndeshje NBA në Londër: Joe Gomez, Lucas Torreira dhe Hector Bellerin ishin disa nga yjet e Premier ligës që e shikuan ndeshjen në mes Wizards dhe Knicks

Një numër i yjeve të Premier Ligës dhe sporteve të ndryshme janë duke marrë pjesë sonte në një ndeshje basketbollit të NBA që është duke u mbajtur në O2 Arena në Londër.

JOE GOMEZ, Lucas Torreira dhe Hector Bellerin kanë qenë disa nga shikuesit e kësaj ndeshje të NBA.

Derisa Per Mertesacker i është bashkuar ish shoku i tij i skuadrës nga Arsenal, Calum Chambers të cilët do ta shohin ndeshjen e New York Knick që do ta zhvillojnë kundër Washington Wizards.

Asi i Liverpool, Gomez ka tërhequr vëmendjen pasi që ka pasur të veshur një xhaketë me logo të ndryshme të klubeve të NBA, transmeton GazetaExpress.

Megjithatë, Bellerin ka tërhequr vërejtjen për pantallonat e tij shumë në modë, që e bëjnë atë paksa ma hipster e që ishin frymëzim edhe nga Java e Modës në Londër.

Troy Deeney dhe dyshja e Chelsea, Ruben Loftus-Cheek dhe Ethan Ampady ishin të parët të ulur në rend.

Christian Benteke ishte po ashtu njëri nga shikuesit, i shoqëruar nga bashkëlojtari i tij në Crystal Palace, Patrick van Aanholt.

Ish lojtari i Manchester United dhe West Ham, Patrice Evra po ashtu ishte në kamp, me Lukasz Fabianski që i bashkohej yjeve të tjerë në 02 Arena.

Ndeshja në mes të New Yorkut dhe Washintonit është e rrethit të nëntë të sezonit të rregullt dhe është vendosur që të mbahet në Londër. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 22:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera