Kthehu lart

​Sigurimi i Barçës kapet në kamerë duke i goditur me shkopinj tifozët e Tottenhamit

​Sigurimi i Barçës kapet në kamerë duke i goditur me shkopinj tifozët e Tottenhamit GazetaExpress

Gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Tottenhamit të martën në Camp Nou, sigurimi i klubit katalonas u kap në kamerë duke i goditur me shkopinj tifozët e Tottenhamit. Kjo video u publikua në rrjetet sociale nga një tifoz i klubit anglez.

Ende mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar një reagim të tillë nga stafi i sigurimit, mirëpo në videot e publikuara online shihen tifozët përderisa tentonin t’i ndalonin sigurimin, transmeton Gazeta Express.

Një tifoz me emrin Alex, i cili e postoi videon, kërkoi që Tottenhami ta raportojë këtë incident në UEFA. Ai e shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social Twitter për ta bërë këtë kërkesë për klubin anglez.

“Unë kam nevojë të flas për këtë problem që ndodhi gjatë ndeshjes së natës së kaluar. Është plotësisht e neveritshme sjellja e sigurimit të Barcelonës, të cilët po na godisnin pa asnjë arsye”, shkroi Alex.

“@SpursOfficial ju lutem dërgojani këtë @UEFA @Champions League, është e neveritshme”.

Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për Tottenhamin, pasi që barazimi me rezultat 1-1 që e siguruan në këtë ndeshje ia siguroi atyre kualifikim në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 13 Dhjetor 2018 14:31
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera