Kthehu lart

​Sarri e përtyp filtrin e cigares për t’iu shmangur ligjit kundër pirjes së duhanit

​Sarri e përtyp filtrin e cigares për t’iu shmangur ligjit kundër pirjes së duhanit GazetaExpress

Për shkak se në Angli ndalohet pirja e duhanit në fushë, trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, është detyruar të gjejë një alternativë tjetër dhe tani ai e përtyp filtrin e cigareve.

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, është i njohur si duhanxhi i madh. Në Itali, ai pinte cigare edhe gjatë ndeshjeve të ish-klubit të tij, Napolit. Megjithatë, këtë shprehi ai nuk mund ta vazhdojë edhe në Angli, pasi që ndalohet pirja e duhanit brenda fushës, përcjell Gazeta Express.

Atij i është ndaluar në mënyrë strikte pirja e duhanit gjatë orëve të punës brenda stadiumit. Për këtë arsye, Sarri është dashur të gjejë një alternative tjetër. Ai tani e përtyp filtrin e cigareve për t’iu shmangur këtij ligji.

Ai u fotografua duke u përtypur filtrin e cigareve edhe gjatë ndeshjes kundër Huddersfieldit, ku klubi i tij fituan me rezultat 3-0. /Gazeta Express/


    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 14 Gusht 2018 10:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera