Kthehu lart

Ronaldo: Juventus, klubi i vetëm që më bëri ofertë

Ronaldo: Juventus, klubi i vetëm që më bëri ofertë GazetaExpress

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se Juventusi ishte klubi i vetëm që ka kishte bërë ofertë për shërbimet e tij.

Ronaldo tha në muajin maj pas triumfit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit se do të mundë të largohej nga klubi këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Fjalët e yllit portugez bënë që të nisnin spekulimet se ai do të mundë të shkonte në Manchester United dhe mbase në Paris Saint-Germain, megjithatë 33-vjeçari përfundoi befas te Juventusi në Itali.

Duke folur në një konferencë gjatë prezantimit të tij të hënën, Ronaldo tha se në fakt gjiganti italian ishte klubi i vetëm që i kishte bërë ofertë atij.

“Oferta e Juventusit ishte e vetmja që kam marrë”, tha Ronaldo. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Korrik 2018 21:37
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera