Kthehu lart

Ronaldo “fenomeni” flet për krahasimet me CR7

Ronaldo “fenomeni” flet për krahasimet me CR7 GazetaExpress

Sot, La Gazzetta dello Sport ka bërë një intervistë me Luiz Nazario da Lima, apo Ronaldo fenomeni ku ka folur për Interin e viteve 90 dhe për Ronaldon e ri

Kur ne flasim për të, ne i thomë “Ronaldo. Ronaldo i vërtetë”.

Dallimet në mes të Luiz Nazarios dhe Cristianos nuk janë të mëdha, të dy fenomenet kanë të njëjtin mbiemër, por i pari ka lindur vite më parë: ndonjë një dekadë para se Cristiano të fillojë të ngjitet në karrierë ashtu sikurse ka bërë Fenomeni.

Tani, sot, ka shumë vende që Ronaldon e “vjetër” e quajnë msi të vërtetë dhe vazhdojnë që ta kujtojnë brazilianin si një lojtar unik.

Fenomen, por a do të thotë kjo se po flasim për Ronaldon e vërtetë?

Është një gjë që më argëton, por jo: nuk ka kuptim. Ne jemi aq të ndryshëm, unë më atë”.

A mund ti bësh listën e dallimeve?

“Mosha, mbi të gjitha. Nëntë vite dallim, vite të ndryshme në të cilat ne kemi luajtur. Futbolli ka ndryshuar shumë kohëve të fundit dhe po vazhdon me këtë shpejtësi. Nuk dua të them se në ‘kohën time” ishte më vështirë: por ne përballeshim me situata shumë të ndryshme në skuadra të ndryshme”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Dhjetor 2018 10:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera