Kthehu lart

Rivali londinez ia rrëmben Arsenalit Perisicin?

Rivali londinez ia rrëmben Arsenalit Perisicin? GazetaExpress

Tottenhami do të hidhet në sulm për anësorin e Interit, Ivan Perisicin, i cili është synim i Arsenalit, gjatë verës që vjen. Sipas mediave italiane, anësori kroat është i preferuar i Mauricio Pochettinos.

Tuttosporti raporton se trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i dashuruar me Perisicin që prej ndeshjeve mes Interit dhe skuadrës së tij në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Gazeta italiane shton se gjiganti londinez kishte tentuar për anësorin kroat qysh në janar, por do të tentojë prapë në verë.

30-vjeçari u rikthye së fundmi në skuadrën e Interit pasi i dështoi kalimi në Arsenal në janar.

Ai pritet të largohet nga zikaltrit në verë dhe mund të hapë rrugë për transferimin e Moussa Sissokos apo Serge Aurierit në Milano. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shkurt 2019 18:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera