Kthehu lart

​Real Madridi tenton t’ia rrëmbejë Jovicin Barcelonës me ofertën e fundit

​Real Madridi tenton t’ia rrëmbejë Jovicin Barcelonës me ofertën e fundit GazetaExpress

Real Madridi është duke tentuar t’ia rrëmbejë Barcelonës yllin e Frankfurtit, Luka Jovic, i cili ka qenë mjaft mbresëlënës gjatë këtij sezoni në Gjermani.

Real Madridi dhe Barcelona duken se janë në luftë për transferimin e sulmuesit serb, Luka Jovic, i cili ka shkëlqyer në Bundeligë këtë sezon, duke i shënuar plot 14 gola për Frankurtin, që e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në Bundesligë, transmeton Gazeta Express.

Dje u raportua se Barcelona ishte shumë afër për të arritur marrëveshje me Frankfurtit për transferimin e 21-vjeçarit, mirëpo SportbBild sot ka insistuar se në garë për Jovicin është ende edhe Real Madridi.

Jovici është në vitin e fundit të marrëveshjes për huazim në Frankfurt, një marrëveshje kjo që përfshin opsionin për ta blerë atë për gjashtë deri në 12 milionë euro. Gjermanët planifikojë ta aktivizojnë këtë opsion.

“Los Blancos” janë të gatshëm t’i paguajnë deri në 45 milionë euro për futbollistin, të cilit iu ka rritur në mënyrë drastike vlera gjatë kohës së fundit, nga 12 milionë euro në fillim të sezonit në 40 milionë në dhjetor.

Përveç numrit mbresëlënës të golave të shënuar në Bundesligë, Jovic i ka shënuar edhe pesë gola të tjera në këtë sezon të Evropa Ligës, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë i kësaj gare, Munas Dabbur të Salzburgut. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shkurt 2019 15:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera