Kthehu lart

Prezantimi unik i Cazorlas te Villareal, futet në fushë me anë të magjisë

Prezantimi unik i Cazorlas te Villareal, futet në fushë me anë të magjisë GazetaExpress

Santi Cazorla ka lënë pas dëmtimet që e mbajtën për 2 vite jashtë fushave dhe dje është prezantuar te Villareal në Spanjë, ekip ku mesfushori sulmues kthehet për herë të dytë.

Shumë interesante ka qenë mënyra e prezantimit të 33-vjeçarit në stadiumin “El Madrigal”. Ai është futur në fushë nëpërmjet një magjistari.

Ish-lojtari i Arsenalit për këtë rikthim në shtëpi është shprehur: “Jam mirë dhe dëshiroj të kthehem sa më parë në formë optimale. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, ku nuk më kanë harruar. Po e shijoj shumë këtë moment, kam shumë kujtime të bukura.” 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Gusht 2018 12:54
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera