Kthehu lart

“Pogba është mesatar, kurse Lukaku nuk është i dobishëm për skuadrën”

“Pogba është mesatar, kurse Lukaku nuk është i dobishëm për skuadrën” GazetaExpress

Ish mesfushori i Manchester United ka kritikuar dy yjet e Manchesterit duke i quajtur yje të supozuara, derisa e ka mbështetur Mourinhon që nuk i fut ata në lojë

Paul Pogba e ka marrë nofkën mesatar nga Paul Ince derisa Romelu Lukaku për të “nuk sjell asnjë dobi” derisa Manchester United i “turpëruar” qëndron në vendin e tetë në tabelë.

Sezoni 2018-19 ka qenë testuar për të gjithë në Old Trafford, me gjërat që nuk janë duke ecur mirë deri me tani.

“Duket se çdo herë kur flasim për Manchester United, gjithmonë flasim për Paul Pogba dhe Romelu Lukaku. Jam duke u mërzitur me ta”, ka thënë ish ylli i United për Paddy Power.

“Ai po bën gjën e duhur që nuk po starton me Pogban dhe Lukakum, pasi që ata nuk duket se janë të interesuar për lojë dhe nuk janë të mirë mjaftueshëm për të luajtur”.

“Kundër Arsenalit, ndeshja ishte shumë interesante dhe argëtuese-e cila është e rrallë për Unitedin sot-derisa ata të dy hynë në fushë dhe prishen gjithçka”.

Ince ka shtuar se Lukaku, i cili ka shënuar vetëm njëherë në 14 paraqitjet e tij të fundit, “nuk po shënon gola këtë moment”.

“Kur ai nuk shënon, çfarë ka të mirë në të? Asgjë. Ai nuk i sjell asgjë ekipit”.

“Nëse roli i tij kryesaor është një sulmues, nuk shënon gola edhe për kënaqësi, atëherë nuk ka asnjë arsye që atë ta futësh në fushë. Duhet ta lëni në bankinë”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Dhjetor 2018 09:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera