Kthehu lart

Një vesh si i Khabib, ky është rreziku i madh që i kanoset kampionit rus

Një vesh si i Khabib, ky është rreziku i madh që i kanoset kampionit rus GazetaExpress

Ra në sy për temperamentin e tij të qetë gjatë konferencës, por edhe për shpërthimin pas ndeshjes kundër Mc Gregor.

Fjala është për Khabib Nurmagomedov, yllin e momentit, i cili u konfirmua kampion bote në UFC.

E mes talentit të padiskutueshëm, ajo që kanë vënë re shumë njerëz është edhe veshi i djahtë i Khabib, me një formë aspak të zakonshme që njihet si sondoma “lulelakër”.

Kjo sindromë shkaktohet nga goditje të shumta në të njëntin vend e si pasojë enët e gjaku shpërthejnë brenda lëkurës. Pjesa e sipërme e veshit ka shumë enë gjaku dhe goditja pikërisht në atë pjesë krijon një vesh si ai i Khabib.

Pas goditjeve mpikset gjaku dhe krijohet një ind i ri, i cili merr edhe formën e lulelakrës.

Por, çfarë është sindroma “lulelakër”?

Kjo sindromë gjendet kryesisht tek njerëzit që merren me sporte të tilla si kickbox, box e me radhë.

Ndoshta duket e pa rrezikshme në pamje të parë, por kjo sindromë mund të sjellë humbjen e dëgjimit ose deri në ekstrem humbjen e shikimit.

Simptomat e zakonshme të veshit “lulelakër”: Dhimbje, ënjtje dhe deformim i veshit.

Simptomat e rëndë të veshit “lulelakër”: Humbje dëgjimi, zhurmë permanente në vesh, dhimbje koke, pamje e turbullt, ënjtje fytyre, gjakderdhje e deri në humbjen e shikimit.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 09 Tetor 2018 07:10
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera