Kthehu lart

Nice: Balotelli dëshiron të qëndrojë

Nice: Balotelli dëshiron të qëndrojë GazetaExpress

Mario Balotelli ka shprehur dëshirën që të qëndroi në Nice”, ka thënë presidenti i klubit Jean Pierre Rivere pasi oferta e Marseille ka dështuar

Sulmuesi pritej që të largohej këtë verë madje i kishte bërë edhe testet mjekësore me Marseille, si dhe ka refuzuar stërvitjet parasezonale me nice.

Mbrëmë, Nice i ka përfunduar negociatat me Marseille dhe duket se edhe Balotelli e ka pranuar këtë gjë.

“Pas takimit tonë mbrëmë, ne i kemi edhe 24 orë për të marrë një vendim. Në fund, Mario Balotelli ka shprehur dëshirën që të qëndroi”, ka thënë Rivere për RMC Sport këtë mbrëmje. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Gusht 2018 20:01
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera