Kthehu lart

Milani përballë Sampdorias për një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani përballë Sampdorias për një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë GazetaExpress

Milani do të udhëtojë drejt Genoas për t’u përballur me Sampdoruian në 1/8 e finales së Kupës së Italisë, në kërkim të cerefinales në rrugë për ta fituar këtë trofe për herë të parë që prej sezonit 2002-03.

Vitin e kaluar, Milani ishte pranë fitimit të këtij trofeu, por u mposht në finale nga Juventusi, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë, Sampdoria e fitoi Kupën e Italisë për herë të fundit në sezonin 1993-94, dhe ishte finaliste në sezonin 2008-09 ku u mposht në penallti nga Lazio.

Të dy skuadrat janë duke luftuar për një vend që dërgon në kupat evropiane në Serie A, pasi vetëm dy pikë i ndajnë kuqezinjtë në vendin e pestë, me Sampdorian në vendin e shtatë.

Milani dhe Sampdoria janë takuar 28 herë deri më sot, ndërsa kjo do të jetë hera e tretë që këto dy skuadra takohen jashtë ligës.

Siç edhe mbase dihet, Milani e ka dominuar Sampdorian, duke i fituar 13 prej këtyre ndeshjeve, krahasuar me tetë fitore të Samp dhe gjashtë barazimeve.

Fituesi i këtij takimi, i cili nis në orën 18:00 në “Luigi Ferraris”, do të kalojë në çerekfinale.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Sampdoria: Rafael; Sala, Colley, Tonelli, Murru; Praet, Ekdal, Linetty; Ramirez; Quagliarella, Caprari

Milan: Reina; Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetà; Castillejo, Higuain, Calhanoglu

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 16:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera