Kthehu lart

“Messi e vuajti shumë eliminimin nga Botërori”

“Messi e vuajti shumë eliminimin nga Botërori” GazetaExpress

Magjistari i Barcelonës kishte vuajtur bashkë me skuadrën e tij në Rusi, ku u eliminuan herët, por ish trajneri i ti nuk ka dyshim për përkushtimin e tij për Atdheun e lojtarit

Jorge Sampaoli ka thyer heshtjen e tij pasi që Argjentina dështoi për ta fituar Botërorin 2018, duke theksuar se askush nuk ka ndier dhimbje më të madhe për eliminimin e hershëm se kapiteni Lionel Messi.

“Të jesh trajner i Messi ishte e jashtëzakonshme, vetëm ta shikoni përkushtimin e tij, duke vuajtur aq shumë kur ne nuk fituam”, tha Sampaoli për Marca, në intervistën e tij të parë pasi u largua nga Kombëtarja.

“Lojtari më i mirë në histori ishte shumë i përkushtuar. Leo vuajti më shumë se të gjithë ne për këtë detyrë të pamundur. Nuk mund ta parashikojë askush sa ishte e rëndë kjo për të”.

“Duke qenë më i miri në botë në skuadrën tuaj kërkon që ju të jepni më shumë. Shumica e neve duhet të përshtatet me nivelin e tij. Por, ndonjëherë do ja dilni, ndonjëherë nuk mundeni. Kjo ishte një vuajtje e jonë çdo ditë. Duke pasur Leon në skuadrën tonë ju nuk duhet të keni margjina të gabimit, thjesht duhet të fitoni”.

Kur është pyetur për yllin e Barcelonës dhe pozitën e tij në futbollin ndërkombëtarë-ai nuk është ftuar në asnjërën prej skuadrave nga trajneri të përkohshëm të Argjentinës, Lionel Scaloni-Sampaoli është përgjigjur “një vendim,  shumë persona, ne duhet ta respektojmë”.

Por, ish trajneri i Sevillas dhe Kilit ka treguar se ai mund të jetë prapë në timon të Argjentinës në Botërorin e Katarit më 2022.

“Natyrisht, ai mund (ta fitojë titullin në Katar). Por, duhet një proces, pas gjithë asaj që ka ndodhur deri me tani. Procesi nuk mund të thyhet, ata duhet ta rregullojnë”, ka shtuar ai.

“Për Botërorin e ardhshëm dhe Kopa Amerika ne na nevojitet organizim, bësim pakufi dhe të gjithë duhet ta dinë për kërkesat e këtij procesi”.

“Kjo do të thotë se nëse ne nuk fitojmë në Kopa Amerika ne duhet ta mbajmë të njëjtin projekt, mos ta prishim. Mjaft me çmendurira që thonë se nëse ju nuk fitoni jeni një humbës. Kjo nuk është e vërtetë, nëse ju keni besim se mund të fitoni edhe nëse vije vonë, ajo ndodh. Pra, duhet të besoni”.

Argjentina kthehet në aksion me dy miqësore gjatë kësaj jave në Arabinë Saudite.

Scaloni ka emëruar një Albiceleste eksperimentale që do të luaj kundër Irakut më 11 tetor, para se të përballet me Brazilin katër ditë më vonë. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 09 Tetor 2018 19:53
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera