Kthehu lart

Mbrojtësi i Kroacisë: Franca nuk luajti futboll

Mbrojtësi i Kroacisë: Franca nuk luajti futboll GazetaExpress

Qendërmbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren, ka thënë se ekipi i tij luajti futboll shumë më të mirë se Francë në humbjen e tyre në finale të Kupës së Botës.

Mbrojtësi i Liverpoolit po ashtu pohoi se Franca nuk luajti futboll, transmeton Gazeta Express.

Franca, e kurorëzuar me titullin e Kupës së Botës për herë të dytë, e fitoi një penallti kontroverse falë rishikimit të VAR-it (video asistentit të referit).

“Ata e kishin taktiken e tyre dhe duhet ta respektojmë këtë”, tha Lovren. “Ata priten rastin e tyre dhe shënuan. Çdo ndeshje e luajtën në këtë mënyrë”.

Ai shtoi: “Jam i zhgënjyer sepse humbëm lojën por luajtëm shumë më mirë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Korrik 2018 19:54
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera