Kthehu lart

​Mblidhen 10 mijë nënshkrime në peticionin për t’ia ulur pikët në Premierligë Tottenhamit

​Mblidhen 10 mijë nënshkrime në peticionin për t’ia ulur pikët në Premierligë Tottenhamit GazetaExpress

Në peticionin e mbajtur online janë mbledhur 10 mijë nënshkrime për t’ia ulur pikët e Premierligës Tottenhamit, për shkak se stadiumi i tyre nuk do të jetë i gatshëm për një kohë më të gjatë se sa që ishte paralajmëruar.

Tottenhami e konfirmoi këtë javë se ata do ta luajnë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në Wembley, pasi që ende nuk janë të sigurt se kur do të mundë ta hapin stadiumin e ri, transmeton Gazeta Express.

E vetmja ndeshje e Premierligës që duhej të luhej në Wembley ishte ajo kundër Fulhamit, por tani edhe ndeshjet kundër Liverpoolit më 15 shtator dhe Cardiffit më 6 tetor do të zhvillohen në stadiumin kombëtar të Anglisë.

Sipas gazetës Mail, hapja e stadiumit mund të vonohet deri në shkurt të vitit 2019 për shkak të problemeve me sistemin e sigurisë. Për këtë arsye, tifozët e Arsenalit kanë filluar një peticion ku kërkohet t’i ulen pikët e Tottenhamit në Premierligë për shkak se nuk janë përgatitur për sezonin e ri.

“Asnjë afat kohor nuk është bërë i ditur, duke e përhapur kushte një ndjenjë të pasigurisë. Ky është një problem që Tottenhami e ka ditur për një kohë të gjatë dhe ata i kanë mashtruar tifozët dhe publikun”, thuhet në peticionin e nënshkruar nga më shumë se 10 mijë persona.

“Normalisht, Federata e Futbollit të Anglisë duhet t’i dënojë për veprimet e tyre. Një klub më i vogël do të dënohej, kështu që çfarë e bën Tottenhamin të pandëshkueshëm?”. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Gusht 2018 17:47
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera