Kthehu lart

Maxi Lopez zbulon raportet me Wandën, bashkëshorten e Icardit

Maxi Lopez zbulon raportet me Wandën, bashkëshorten e Icardit GazetaExpress

Sulmuesi i njohur argjentinas, Maxi Lopez ka dhënë një intervistë për të përditshmen sportive të Buenos Airesit, “Ole”, ku ka folur për marrëdhëniet me ish-gruan e tij, Wanda Narën.

Aktualisht pjesë e skuadrës braziliane të Vasco De Gamës, Lopez, i cili ka edhe 3 fëmijë me bashkëshorten aktuale të Mauro Icardit, ka zbuluar një sërë prapaskenash.

“Ajo është e martuar dhe nuk më intereson aspak se çfarë bën, por më vjen keq për faktin që nuk di të jetë një nënë e mirë. Më telefonon kur burri i saj është në grumbullim, por unë nuk bie në lojën e saj të poshtër. Dua vetëm të takoj fëmijët e mi dhe që ata të rriten në mënyrën e duhur”, deklaroi Maxi Lopez.

Sulmuesi ishte një mik i ngushtë i Mauro Icardit, në kohën që ishte i martuar me Wanda Narën, por u zhgënjye me kapitenin e Interit, kur modelja argjentinase u martua pikërisht me të.

“Me Icardin jam takuar vetëm në fushën e lojës gjatë viteve të fundit. Në vitin 2016, kur isha te Torino, folëm pak dhe në mënyrë koncize, por nuk dua të tregoj se çfarë thamë, sepse më pas menaxherja e tij do të më ndalte takimet me fëmijët e mi”, tha Maxi. /SS/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 11:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera