Kthehu lart

Marcelo: Si mund të luaj nëse i kam shtuar 7 kilogramë?

Marcelo: Si mund të luaj nëse i kam shtuar 7 kilogramë? GazetaExpress

​Marcelo ka reaguar ashpër ndaj kritikëve se ka shtuar peshë dhe është krejtësisht tjetër lojtar krahasuar me sezonet e kaluara.

Marcelo nuk po kalon një sezon të mirë. Mbrojtësi brazilian kohë pas kohe është duke u ulur në stol nga Santiago Solari, i cili po e preferon të riun e akademisë, Reguilon.

Kjo u vërtetu edhe në derbin e Madridit, ku Reali triumfojë 3-1 ndaj Atleticos dhe Marcelo ishte në stol gjatë gjithë lojës.

Ai u kritikua se ka shtuar peshë, por i është kundërpërgjigjur kritikëve.

“Nuk e shoh si lajm sepse është gënjeshtër. Mendoj se i kanë shpikur për t’i dëmtuar futbollistët profesionist. Është e pamundur për të luajtur me shtatë kile më shumë”, tha Marcelo.

30-vjecari është pjesë e Realit që nga viti 2006 dhe ka bërë 475 paraqitje, teksa ka realizuar 36 gola. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 23:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera