Kthehu lart

Lingard beson se United do të përfundojë në top katër

Lingard beson se United do të përfundojë në top katër GazetaExpress

Numrat tregojnë që Jose Mourinho ka mbetur pas në këtë rast por anglezi mbetet optimist dhe mendon se ata do ta kapin momentin e tyre

Jesse Lingard beson se ende ka kohë që Manchester United ti kthehet luftës për top 4 dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve vitin tjetër.

United për momentin ka tetë pikë, tetë pikë larg vendit të pestë pasi që barazoi mezi në shtëpi kundër Arsenalit.

“Është rrugë e gjatë deri në fund të sezonit, kështu që për ne çdo ndeshje do të jetë një luftë për tri pikë, kjo është gjëja kryesore”, ka thënë sulmuesi i Anglisë.

“Sidomos këtë muaj që ka shumë ndeshje, kështu që ne duhet të jemi të gjithë gati. Natyrisht duhet që të bëhen edhe shumë rotacionit, por të gjithë duhet të luajnë në 100 për qind të formës së tyre”.

25 vjeçari, po ashtu ka thënë se e sheh paraqitjen kundër Arsenalit si një provë që lojtarët janë gati që të përballojnë presionin dhe besojnë se do të arrin një vend që i kualifikon ata në Ligën e kampionëve.

“Mendoj se ne besojmë si skuadër”, ka thënë ai. “Ne jemi një skuadër. Ne bëmë një paraqitje të mirë kundër Arsenalit për tifozët por treguam edhe pasion në fushë”, ka thënë në fund ai. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Dhjetor 2018 09:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera