Kthehu lart

Lëndohet ylli i Arsenalit

Lëndohet ylli i Arsenalit GazetaExpress

Henrikh Mkhitaryan pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit në Premierligë kundër Evertonit, pasi që armeni e pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në fitoren e mbrëmshme kundër Vorsklas në Evropa Ligë.

29-vjeçari do ta marrë një vlerësim se a do të luajë apo jo të dielën, kështu ka raportuar klubi londinez, transmeton Gazeta Express.

Mkhitaryani erdhi në Arsenal pas shkëmbimit me Alexis Sanchez, i cili kaloi te Manchester Unitedi, dhe deri më tani Mkhitaryani i ka bërë 23 paraqitje me klubin, dhe i ka shënuar katër gola.]

Në nivelin kombëtar, Mkhitaryani është paraqitur 76 herë me Armeninë, dhe ka shënuar 25 gola. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Shtator 2018 20:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera