Kthehu lart

Lëndohet numri 7 i Real Madridit

Lëndohet numri 7 i Real Madridit GazetaExpress

Dëshira e Julen Lopeteguit për ta kthyer në verë Mariano Diaz është bërë realiteti, për rithimi i tij ka bërë që ai të jetë tërësisht jashtë fushave, tani edhe pas lëndimit të muskujve

Ai nuk ka arritur që të paraqitet në La Liga, edhe pse bëri një gol të bukur nga largësia në ndeshjen e parë kundër Romës në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se ai u nderua me numrin që barte Cristiano Ronaldo, pra shtatë, Mariano nuk ka qënë startues as në kohën e Lopeteguit e as Santiago Solarit.

Atij ju dha mundësia që të luaj kundër Melillas por mbeti përsëri i zhgënjyer pasi që u detyrua që të largohet shkaku i lëndimit.

Edhe pse luajti për 80 minuta ai nuk arriti që të shënoi kundër një skuadre modeste të rangjezve të ulëta, derisa Madridi u detyrua që të luaj 10 minuta pa të për shkak se kishte bërë tri zëvendësimet e mundshme. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 07 Dhjetor 2018 08:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera