Kthehu lart

Lajm fantastik për Man Unitedin para derbit ndaj Tottenhamit

Lajm fantastik për Man Unitedin para derbit ndaj Tottenhamit GazetaExpress

Manchester Unitedi ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes derbi ndaj Tottehamit në Premierligë këtë javë, pasi mesfushori francez në formë, Paul Pogba, është rikthyer nga lëndimi.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën luajti një ndeshje përgatitore me bashkëlojtarët e tij këtë javë në qendrën stërvitore në Dubai, për herë të parë që prej një dëmtimi që e pësoi në fitoren e "Djajve të kuq" kundër Neëcastle më 2 janar, transmeton Gazeta Express.

Pogba mungoi në fitoren e Unitedit 2-0 ndaj Readingit në FA Cup, por është stërvitur mirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer. 

"Ai u duk mirë kah fundi, prandaj do të jetë i gatshëm. Kishte ca probleme, por doli mirë në stërvitjet e fundit, prandaj do të jetë shëndosh e mirë", tha norvegjezi.

Solskjaer ka bërë një fillim të përkryer si trajner i Unitedit që prej se e mori detyrën duke e zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinhon më 19 dhjetor. Ai i ka fituar të gjitha pesë ndeshjet deri tani. /Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 18:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera