Kthehu lart

Ky është prioriteti i Interit në merkato

Ky është prioriteti i Interit në merkato GazetaExpress

Inter ndjek me përqendrim maksimal paraqitjet dhe performancën e Joachim Andersen, mbrojtësit të Sampdorias, që ndërkohë ka tërhequr vëmendjen edhe të dy skuadrave të tjera gjigante si Tottenham dhe Juventus.

Të paktën kjo është ajo që njofton media sportive më e madhe në Itali, “Gazzetta dello Sport”.

22-vjeçari danez luan në qendër të mbrojtjes dhe me paraqitjet e tij ka fituar interesimin nga skuadra të mëdha.

Çmimi i tij në merkato është rreth 25 milionë euro, dhe për të interesim ka shfaqur Interi, Juventusi e Tottenhami.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 08:18
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera