Kthehu lart

Kampioni i Shqipërisë e nis me fitore

Kampioni i Shqipërisë e nis me fitore GazetaExpress

Skënderbeu konfirmohet si kampionia në fuqi e Superiores dhe e nis sezonin e ri me një fitore ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë në garën për të mbrojtur titullin

Në Korçë skuadra e Shehit mposhti 1-0 Partizanin falë një penalltie të fituar nga ylli i ri i ekipit Dejvi Bregu dhe të realizuar me mjeshtëri nga një ekspert si Gjergji Muzaka. Një gol në frymën e fundit pasi erdhi vetëm në minutën e parë shtesë në një ndeshje të kujdesshme dhe të luajtur me frikë nga të dyja skuadrat.

 Debutim me fitore për ish portierin legjendar të Skënderbeut në rolin e trajnerit.

 Gjithsesi kjo sfidë më shumë sesa për fitoren e bardhekuqëve do të mbahet mend dhe për dhunën e shkaktuar nga dy tifozeritë në gjysmën e pjesës së dytë që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, pasi policia private nuk kishte forcat e mjaftueshme për të qetësuar gjakrat, megjithatë situata u përmirësua shumë shpejt dhe ndeshja rifilloi.

Në pjesën e parë rastin më të mirë e kishin vendasit me Gjergji Muzakën që u ndal nga Alban Hoxha. Në fraksionin e dytë Partizani ishte disi më kërkues me Telushin që vuri në provë Teqjan ndërsa Mala i vetëm përballë portierit të korçarëve gaboi në shënjestër. Por atëherë kur gjithçka po i drejtohet fundit, Devji Bregu i shpëtoi mbulimit të mbrojtësve të Partizanit me Alban Hoxhën që e frenoi me faull.

Gjyqtari Eldorjan Hamiti nuk kishte asnjë dyshim duke akorduar 11-metërsh për vendasit, penallti të cilën Muzaka e goditi në mënyrë perfekte duke e çuar topin në trekëndësh për 3 pikët e para të Skënderbeut në këtë sezon të ri.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Gusht 2018 22:02
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera