Kthehu lart

Juventus vazhdon traditën, Ronaldo këndon para sezonit

Juventus vazhdon traditën, Ronaldo këndon para sezonit GazetaExpress

Transferet e reja të Juventusit, përfshirë edhe Cristiano Ronaldo, janë detyruar të këndojnë sonte si pjesë e një ceremonie tradicionale të Juventusit

Bardhezinjtë fillojnë sezonin e ri në Serie A kundër Chievos nesër, derisa janë në pozitë të mirë për ta fituar për herë të tetë Skudeton me radhë.

Si pjesë tradicionale e shumë klubeve të futbollit, transferët e reja detyrohet që të këndojnë një këngë, kurse Miralem Pjanic ka postuar një video ku shihet duke kënduar shokët e skuadrës.

Cristiano Ronaldo, Joao Cancelo, Mattia Perin dhe Leonardo Bonucci kanë kënduar, kurse kampioni i botës Blaise Matuidi ka bërë pak vallëzim për shokët e tij të skuadrës. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Gusht 2018 22:59
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera