Kthehu lart

Higuain: Juventusi më përzuri pasi e bleu Ronaldon

Higuain: Juventusi më përzuri pasi e bleu Ronaldon GazetaExpress

Gonzalo Higuain e ka konfirmuar se Juventusi e përzuri atë gjatë kësaj vere, por ka insistuar duke thënë se ende ka dashuri për klubin.

“Zonja e Vjetër” e transferoi argjentinasin nga Napoli për 90 milionë euro në verën e vitit 2016, mirëpo pasi nënshkroi me Cristiano Ronaldon në këtë verë, klubi nuk mund ta mbajë lojtarin me pagën e tij të lartë, transmeton Gazeta Express.

Pipita u huazua në Milan gjatë kësaj vere me mundësi blerje për 36 milionë euro, mirëpo sulmuesi ka thënë se nuk e dëshiroi largimin.

“Ata e morën Ronaldon. Vendimi për t’u larguar nuk ishte i imi, dhashë gjithçka për Juventusin dhe fitova shumë tituj”, ka thënë Higuain.

“Pas blerjes së Cristianos, klubi më tha që unë nuk mund të qëndroj. Opsioni më i mirë për mua ishte Milani”.

“Ndjej ende dashuri për Juventusin sepse ata më trajtuan mirë, bashkëlojtarët dhe fansat më trajtuan shumë mirë, mirëpo nuk kërkova asnjëherë largimin”./Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 18 Tetor 2018 10:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera