Kthehu lart

​Gjigantët spanjollë në kërkim të sulmuesve

​Gjigantët spanjollë në kërkim të sulmuesve GazetaExpress

Klubet më të mëdha të La Ligës kanë nevojë për më shumë gola. Disa prej tyre janë aktivizuar në tregun e transferimeve të lojtarëve për shkak të numrit të ulët të golave të shënuar në pjesën e parë të sezonit, ndërsa disa të tjerë janë duke kërkuar sulmues për ta mbajtur si opsion të dytë në skuadër.

Sevilla ishte klubi i parë spanjoll që gjeti zgjidhje për këtë problem, pasi që arriti marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Munir El Haddadit gjatë këtij afati kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.

Barcelona: Nën hijen e Luis Suarezit

Muniri është larguar dhe Barcelona ka mbetur pa opsion të dytë për pozitën e qendërsulmuesit, ku titullar është Luis Suarez. Trajneri Ernesto Valverde e ka kërkuar një sulmues të ri dhe disa nga lojtarët që kanë mundësi ta sigurojnë transferimin në Camp Nou janë: Fernando Llorente, Cristhian Tuani, Alvaro Morata dhe Olivier Giroud.

Real Madridi: Mundësia për ta zëvendësuar Icardin

50 golat e Cristiano Ronaldos në sezon nuk janë zëvendësuar ende nga askush në Real Madrid. Forma e dobët gjatë pjesës së parë të sezonit shihet nga shumë njerëz si pasojë e mungesës së një super golashënuesi. Real Madridi po shpreson që do të mund ta transferojë ndonjë lojtar këtë afat kalimtar, i cili nuk do t’ia prishë planet e klubit për afatin kalimtar të verës pasi që madrilenët synojnë Kylian Mbappen dhe Eden Hazardin.

Atletico Madridi: Morata në garë kundër Diego Costës

Lëndimi i Costës dhe dështimi i Nikola Kalinicit në Spanjë kanë bërë që Diego Simeone ta fillojë kërkimin për një sulmues të ri. Lojtari favorit për ta siguruar këtë transferim në Spanjë është Alvaro Morata, i cili nuk është aspak i kënaqur në Chelsea. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 10:11
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera