Kthehu lart

Gattuso: Shpresoj që Higuain të qëndrojë

Gattuso: Shpresoj që Higuain të qëndrojë GazetaExpress

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë që shpreson në qëndrimin e Gonzalo Higuainit sa më gjatë që është e mundur.

31-vjeçari është në Milna në formë të huazimit nga Juventusi me opsion blerje në fund të këtij stinori, mirëpo spekulimet ekzistojnë se ai mund të largohet nga Milani dhe të kalojë te Chelsea në këtë afat kalimtar, transmeton Gazeta Express.

“Higuain e ka treguar vetën mirë”, ka thënë Gattuso.

“Shpresoj që ai qëndron këtu sa më gjatë që është e mundur, nëse nuk ndodh kështu do të shohim. Nuk do të jetë problem për mua”.

Higuain ka shënuar gjashtë gola dhe nj asistim në 15 paraqitje në Serie A, dhe ka shënuar dy gola e ka bërë dy asistime në Europa League. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 10:17
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera