Kthehu lart

Fjalët e para të Nainggolanit si lojtar i Interit

Fjalët e para të Nainggolanit si lojtar i Interit GazetaExpress

​Nainggolan ka ateruar në Milano, nesër do t’i kryejë testet mjekësore te Interi

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka ateruar në Milano ku është pritur nga tifozë të shumta para testeve mjekësore që do t’i kryejë gjatë ditës së hëne, për ta kompletuar transferimin te Interi.

Football Italia raporton se marrëveshja është arritur për 24 milionë euro si dhe dy lojtarë: Davide Santon dhe Nicolò Zaniolo.

“Jam shumë i lumtur. Shpresoj se do të jenë edhe tifozët kur të luaj”, tha Nainggolan pas takimit me Zi Kaltrit.

Nainggolan, që mbushi 30 vjet muajin e kaluar, ka qenë pjesë e Romës që nga janari i vitit 2014, ku ishte transferuar për 18 milionë euro.

Ai ka bërë 201 paraqitje, duke shënuar 33 gola. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 24 Qershor 2018 23:25
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera