Kthehu lart

​Federata e Futbollit e Anglisë kërkon falje për komentet seksiste ndaj ekipit të grave

​Federata e Futbollit e Anglisë kërkon falje për komentet seksiste ndaj ekipit të grave GazetaExpress

Federata e Futbollit të Anglisë është detyruar të kërkojë falje pas akuzave se kishte bërë komente seksiste ndaj ekipit të grave kur e kishte postuar një fotot të kësaj skuadre në llogarinë zyrtare të ekipit të grave të Kombëtares së Anglisë.

Të martën, llogaria zyrtare e kishte postuar një foto të futbollisteve të Kombëtares pak para ndeshjes kundër Australisë, dhe në mbishkrim kishin thënë: “Duken të mira, apo jo?”, transmeton Gazeta Express.

Shumë persona në Twitter iu përgjigjën duke i thënë se ky koment ishte seksist, dhe për këtë arsye Federata më vonë e kishte fshirë këtë ‘tweet’, si dhe e lëshuan një deklaratë zyrtare ku kërkuan falje.

“E kemi fshirë atë koment dhe kërkojmë falje për çfarëdo dëmi që mund të kemi shkaktuar”, ka thënë një zyrtar i FA.

Edhe vetë trajneri i kësaj kombëtare, Phil Neville, ishte detyruar të kërkonte falje për disa komente seksiste që kishte bërë në Twitter para se të emërohej trajner i ekipit të grave të Kombëtares së Anglisë. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Tetor 2018 15:13
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera