Kthehu lart

Edhe Edi Rama merret me futbollistin Karikari

Edhe Edi Rama merret me futbollistin Karikari GazetaExpress

Përforcimi i ri i Partizanit të Tiranës, Kuame Karikari, është bërë ndër më të përmendurit në Shqipëri për shkak të emrit. Emrin e ganezit e përdori edhe kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan, kryeministri Edi Rama, në intervistën gjatë emisionit, mori një pyetje nga gazetari Arian Çani, me mesazhin imagjinar e shkruar nga Dritan Shakohoxha, drejtuar kryeministrit.

“Bastet janë mbyllur, por në treg janë futur disa kompani të fuqishme ruse?” – pyeste Shakohoxha, por Edi Rama e ktheu në disa batuta: “Kur më përmende Shakon, m’u kujtuan ato memet e Brrylit, me atë sulmuesin e Partizanit, Kuame Karikari. Tani duhet t’i qajmë hallin Shakos, se si do e thërrasë Shako kur të bëjë gol Karikari.”

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Janar 2019 12:54
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera