Kthehu lart

E fundit: Reali arrin marrëveshje me Thiago Alcantaran

E fundit: Reali arrin marrëveshje me Thiago Alcantaran GazetaExpress

Sipas “El Transistor” në “Onda Cero”, Real Madridi ka arritur një marrëveshje me lojtarin dhe tani ka nevojë për të mbyllur negociatat me Bayern Munich.

Ndryshe nga rastet e James Rodrigues, apo Lewandowski, për të cilët bavarezët nuk ishin të gatshëm për të negociuar.

Thiago Alcántara është opsioni, që Real Madridi po mendon për të zëvendësuar Mateo Kovacic, i cili u huazua për një vit te Chelsea. Lojtari në fjalë ka besimin e plotë të Julen Lopetegui, i cili e kishte atë si titullar fiks në listat e ekipit kombëtar të Spanjës.

Spanjolli, i cili është trajnuar në “La Masia”, ka një kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2021, por pas pesë sezonesh, atij mund t’i duket e favorshme të përballet me sfida të reja. Aq më shumë duke pasur dorën e shtrirë të një prej mbështetësve të tij më të mëdhenj në karrierë: Julen Lopetegui.

Shquhet për përdorimin e topit, vizionin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Përveç kësaj, ai do të jepte disa alternativa për Lopeteguin.

Kostoja e Thiago Alcantara mund të jetë rreth 50 milionë euro. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 10 Gusht 2018 13:12
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera