Kthehu lart

Drama në Bilbao: Semedo rrëzohet në zonë, VAR-i e rishikon incidentin, gjyqtari e përfundon ndeshjen

Drama në Bilbao: Semedo rrëzohet në zonë, VAR-i e rishikon incidentin, gjyqtari e përfundon ndeshjen GazetaExpress

Edhe pse nuk ishte një dramë e madhe gjatë barazimit pa gola mes Athletic Club dhe Barcelonës në San Mames të dielën mbrëma, aksioni i fundit në ndeshjes gati sa nuk shkaktoi dramë shekullore.

Derisa po i vinte fundit minutës së pestë shtesë, Nelson Semedo tentoi ta kalonte kundërshtarin e tij duke u futur në zonën e portierit, por u rrëzua menjëherë gjatë duelit, transmeton Gazeta Express.

Topi doli jashtë lojës dhe lojtarët e Barçës kërkuan penallti, edhe pse gjyqtari vendosi bilbilin në gojë dhe dha fishkëllimën e fundit në këtë takim.

Por, një grup lojtarët katalonas të tërbuar protestuan dhe gjyqtari vendosi ta rishikojë incidentin në VAR.

Në fund, ndërhyrja ndaj mbrojtësit portugez nuk u vlerësua si faull dhe ndeshja u mbyll aty, në një moment që ka mundur të ishte i paparë deri më tani në historinë e shkurtër të VAR-it në La Liga. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Shkurt 2019 09:14
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera