Kthehu lart

Distria e nis për mrekulli aventurën në “Grand Slam” të Parisit

Distria e nis për mrekulli aventurën në “Grand Slam” të Parisit GazetaExpress

​Distria Krasniqi është kualifikuar në rundin e tretë në Grand Slam të Parist

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur siç është më së miri aventurën në Grand Slamin e xhudos në Paris, shkruan Gazeta Express.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi rundin e parë pa luftë.

Krasniqi u tregua e fortë për portugezen në rrethin e dytë, duke triumfuar me Ippon, për t'u kualifikuar në rundin e tretë dhe për ta nisur me këmbë të mbarë në Paris, aty ku synon të rrëmbejë medalje të Artë. 

Në rrethin e tretë, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga brazili, Gabriela Chibana. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 09 Shkurt 2019 10:45
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera