Kthehu lart

City nuk do ta merr Marchision

City nuk do ta merr Marchision GazetaExpress

Kampionët e Premier Ligës kanë mbetur pa mesfushorin e tyre kryesor për më shumë se tre muaj, por ata nuk kanë synim që ta ofrojnë në radhët e tyre legjendën e Juventusit

Menaxher i Manchester City, Pep Guardiola nuk do të bëjnë lëvizje për Claudio Marchision, i cili u lirua sot nga Juventusi, pavarësisht se e kanë humbur Kevin De Bruyne për tre muaj.

“Jo. Se pari një koment të madh për karrierën e tij – kishte një karrierë të mahnitshme me Juventusin dhe Kombëtaren”, ka thënë Guardiola kur është pyetur për Marchision.

“Në dhjetor, ne do të shohim çfarë do të ndodh në afatin e radhës në janar dhe mandej të shohim a të bëjmë ndonjë lëvizje”. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Gusht 2018 21:29
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera