Kthehu lart

​Barcelona nuk është e shqetësuar për ringjalljen e Real Madridit

​Barcelona nuk është e shqetësuar për ringjalljen e Real Madridit GazetaExpress

Real Madridi i ka fituar pesë ndeshje të La Ligës radhazi dhe tani e gjen veten në pozitën e dytë në tabelën e ligës spanjolle. Edhe pse gara për titull tani është bërë më interesante, forma e mirë e madrilenëve na ka shkaktuar panik në Barcelonë.

Lojtarët dhe stafi në zhveshtoren e “Blaugranëve” gjithmonë e kanë konsideruar Real Madridin të rrezikshëm dhe gjithmonë kanë menduar se “Los Blancos” mund të kthehen në garën për titull, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Në Camp Nou, ata janë thjesht të kënaqur që e kanë pasur një epërsi kaq të madhe deri më tani këtë sezon, pasi që gjashtë pikë i ndajnë liderët nga “Los Blancos”.

Edhe pse Barcelona ka humbur pikë në dy ndeshjet e fundit dhe edhe pse ata do të përballen me kundërshtarë më të vështirë në xhirot e ardhshme, Barcelona ka besim se do ta fitojë titullin përsëri, pasi që asnjëherë nuk e ka humbur titullin kur ka pasur diferencë kaq të madhe.

Jo vetëm që ata janë gjashtë pikë përpara madrilenëve, mirëpo ata mund të sigurojnë fitore edhe në Kupën e Mbretit, nëse arrijnë ta mposhtin Real Madridin në ndeshjen kthyese.

Të gjithë në Barcelonë janë të bindur se ata vetëm duhet të vazhdojnë kështu edhe për muajt e fundit të këtij sezoni dhe besojnë se do ta fitojnë titullin, pasi që ndihen më pak të lodhur në krahasim me sezonet e kaluara.

Real Madridi mund të jetë në formë të mirë, mirëpo Barcelona është e lumtur që ende e kryeson tabelën e La Ligës. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 12 Shkurt 2019 14:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera