Kthehu lart

​Barcelona nuk dorëzohet për De Jongun

​Barcelona nuk dorëzohet për De Jongun GazetaExpress

Bordi drejtues i Barcelonës i ka dy synime që dëshiron t’i përmbushë para se të mbyllet afati kalimtar i janarit: transferimin e një sulmuesi dhe triumfin në garën kundër Paris Saint-Germainit për transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Frenkie de Jong.

Drejtuesit e klubit shpresojnë se do të mund ta bindin holandezin ta shqyrtojë edhe një herë vendimin për t’u transferua në PSG. Barcelona dëshiron ta rritë ofertën për De Jongun, mirëpo nuk ka mundësi financiare për të garuar me francezët, transmeton Gazeta Express.

De Jong ka qenë mjaft mbresëlënës në qendër të mesfushës, duke shënuar një gol dhe duke i bërë tri asiste në 15 paraqitje në Eredivisie gjatë këtij sezoni, nivelin e parë të futbollit në Holandë.

Barcelona është në kërkim edhe të mesfushorit të PSG-së, Adrien Rabiot. Marrëveshja mes këtyre dy palëve pritet të arrihet së shpejti pasi që kontrata e 23-vjeçarit me PSG-në skadon në qershor të këtij viti. Rabiot nuk ka pranuar ta sigurojë Barcelonën se do t’ia pranojë ofertën.

Sa i përket përforcimeve të sulmit, opsionet janë të komplikuara pasi që sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, është duke u kërkuar edhe nga Atletico Madridi. Për këtë arsye, trajneri Ernesto Valverde, sipas të gjithë gjasave, do të duhet ta gjejë opsionin e dytë për pozitën e qendërsulmuesit nga akademia e klubit. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 10:58
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera