Kthehu lart

Bale, pasuesi i Ronaldos në Real Madrid

Bale, pasuesi i Ronaldos në Real Madrid GazetaExpress

Gareth Bale do të marrë detyrën sfiduese për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon si forcë shtytëse të Real Madridit pas takimit për bisedime me trajnerin e ri, Julen Lopetegui, në dy javët e fundit.

Ky vendim do ta zhgënjejë Jose Mourinhos pasi Bale është synim afatgjatë i trajnerit të Manchester Unitedit, transmeton Gazeta Express.

Bale ende nuk e ka diskutuar të ardhmen me Lopeteguin, pasi është në pushime para se stërvitjet parasezonale të nisin të hënën. 29-vjeçari do të kërkojë siguri se do të bëhet titullar përsëri, pasi shumicën e sezonit të kaluar e kaloi në stol nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Mësohet se Bale beson se Lopetegui do t’i thotë atij se është pasues i Ronaldos, i cili u shit në Juventus për 112 milionë euro këtë muaj. Nëse ndodh kështu, Bale do të mbetet në klubin që iu bashkua në vitin 2013. /Express/  

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 16 Korrik 2018 20:16
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera