Kthehu lart

Asensio ia dhuron tre pikë Real Madridit

Asensio ia dhuron tre pikë Real Madridit GazetaExpress

Kampioni i Evropës ka shënuar fitore minimale ndaj Espanyolit, të shtunën në Bernabeu, në kuadër të La Ligas.

Kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e La Ligas për skuadrën e Julen Lopeteguit, dhe me këtë fitore është ngritur në vendin e parë të tabelës përkohësisht me 13 pikë, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Reali, kue e gjetën edhe golin e vetëm të ndeshjes me anë të Marco Asensios, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 41’ pas atyre rasteve të shumta.

Në pjesën e dytë, Reali arriti të mbajë mirë rezultatin, edhe pse kishte disa raste për Espanyolit.

Real Madridi në ndeshjen e radhës do të luaj në udhëtim te Sevilla, ndërsa Espanyoli e pret Eibarin. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Shtator 2018 23:00
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera