Kthehu lart

“Arsenali po punon më shumë nën menaxhimin e Emerys”

“Arsenali po punon më shumë nën menaxhimin e Emerys” GazetaExpress

Arsenali është duke punuar më shumë nën menaxhimin e trajnerit të ri Unai Emerys sesa të Arsene Wengerit, sipas lojtarit të Arsenalit, Alex Iwobi.

Nigeriani ka thënë se skuadra ka filluar t’i kuptojë idetë e trajneri spanjoll, transmeton Gazeta Express.

“Ai është një menaxher i ri, një sistem i ri”, tha Iwobi për ESPN.

“Siç po shihet tani jemi duke fituar ndeshjes, thjeshtë duhet të vazhdojmë kështu dhe të shtyjmë përpara”.

“Jemi duke punuar më shumë nën urdhëratë e tij, po vrapojmë më shumë. Po mësojmë nga gabimet tona”.

“I kemi katër fitore radhazi tani, kështu që duhet të vazhdojmë ritmin dhe të tentojmë që të marrim sa ma shumë fitore që të jetë e mundur”.

Arsenali në ndeshjen e ardhshme e pret në shtëpi Evertonin në kuadër të Premierligës. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 21 Shtator 2018 21:38
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera