Kthehu lart

Allegri flet për gjendjen e Ronaldos, pasi policia kërkoi ADN-n e tij

Allegri flet për gjendjen e Ronaldos, pasi policia kërkoi ADN-n e tij GazetaExpress

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka insistuar se Cristiano Ronaldo është i qetë, pas urdhrit të policisë amerikane që t'i merret mostra e ADN-së portugezit për rastin e përdhunimit.

Amerikania Kathryn Mayorga e akuzon Ronaldon se e kishte sulmuar seksualisht në një hotel në Las Vegas më 2009, akuza të cilat i mohon fuqishëm portugezi, transmeton Gazeta Express. 

Në vitin 2009, Mayorga dhe Ronaldo e kishin arritur një marrëveshje, sipas së cilës portugezi do ta paguante atë 350 mijë euro për të mos folur më kurrë për këtë ngjarje. Megjithatë, tani, nëntë vite më vonë, Mayorga është inspiruar nga lëvizja “Me too” dhe e ka bërë publike akuzën.

Policia e Las Vegasit e ka konfirmuar se padia fillestare për këtë rast ishte bërë në vitin 2009, por atëherë Mayorga nuk e kishte përmendur emrin e Ronaldos. Tani, pasi ajo pretendon se personi që e kishte përdhunuar është Ronaldo, Policia e Las Vegasit i ka hapur hetimet përsëri.

ëall Street Journal raportoi dje se policia në Las Vegas ka kërkuar që t'i merret mostra e ADN-së së Ronaldos, e Allegri beson se lojtari i tij është i qetë.

"është pyetje personale, unë flas vetëm për futboll", tha Allegri para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Bolognës të shtunën. 

"Mund t'ju them se e shoh shumë të qetë dhe duke u stërvitur mirë. E shoh Cristianon të qetë dhe paqësor", shtoi Allegri. /Gazeta Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 11 Janar 2019 17:19
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera