Kthehu lart

A e refuzoi formacionin e Solarit, Marcelo?

A e refuzoi formacionin e Solarit, Marcelo?  GazetaExpress

Santiago Solari ka befasuar shumë kë me formacionin që u përballë me Leganes në Kupën e Mbretit të mrëkurën por ka sugjerime që njëri nga vendimet e tij taktike është refuzuar nga Marcelo

Ndoshta, ndryshimi më i papritur ndodhi në krahun e majtë pasi që Marcelo u paraqit si sulmues krahu, me Sergio Reguilon si anësor në anën e majtë pas tij.

Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë, pasi pas gjysmë oreë, me një gol të pësuar, Marcelo dhe Reguilon ndërruan vendet.

A ishte kjo e përgatitur? Apo a ishte një trik i Solarit që ta mashtronte Leganes?

Në një moment, kur kjo ndodhi, trajneri dukej se e qortonte Reguilon, duke ngritur dyshimet që vendimi është marrë nga lojtarët pa u konsultuar me Solarin, transmeton GazetaExpress.

Imazhet e publikuara nga Goal duket se e mbështetin këtë argumente, përderisa Solari duket se i kërkon spanjollit shpjegime se pse ai dhe Marcelo i ndërruan vendet para se Reguillon të kthehej në fushë.

Sinjale dhe gjeste të ndryshme vazhduan në mes të Solarit, Reguilonit dhe Marcelos para se lojtarët të vazhdojnë të luajnë në pozitat që ata dëshirojnë, duke mos ju bindur trajnerit.

“Ne kishim po përpiqeshim të përshtateshim me presionin, ne dëshironim që në këtë pozitë të luajmë më mirë”, tha Solari pas përfundimit të ndeshjes ku Los Blancos humbën me rezultat 1-0. /GazetaExpress/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 17 Janar 2019 21:44
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    Të tjera