Zyrtare: Ylli i Kosovës e vazhdon kontratën me klubin e tij turk


11/01/2019

Kasimpasa, që bën gara në nivelin më të lartë të futbollit turk, Superligë, njoftoi përmes një ia ka vazhduar kontratën Sadikut për edhe dy tri vite të tjera, deri më 2022, raporton Gazeta Express.

Sulmuesit 27-vjeçar i mbaronte kontrata aktuale në fund të këtij sezoni, por klubi tani ia ka vazhduar për edhe tri vite tjera. Sadiku e ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime në 17 ndeshje këtë sezon.

Ai iu bashkua Kasimpasa në vitin 2016 nga Mersin për dy milionë euro.

Sadiku është sulmues kosovar dhe momentalisht në pritje të lejes nga FIFA për ta përfaqësuar ekipin kombëtar të Kosovës.

Sadiku ka vetëm tri paraqitje me Kombëtaren e Suedisë U-23, dhe ka refuzuar që të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë pasi dëshiron të jetë pjesë e skuadrës së “Dardanëve”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart