Zyrtare: Dënohet rëndë Ismet Munishi


15/02/2019

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin  Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.02.2019  shqyrtoi  procedurën e hapur  disiplinore  nga mbledhja e kaluar  lidhur me rastin e sjelljeve josportive  të kryetrajnerit të KF “ Vëllaznimi”  gjatë ndeshjes së Digitalb – Kupës  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vëllaznimi – Drita e zhvilluar me  datë  10.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjakovë dhe për të njëjtën duke iu referuar raporteve plotësuese  nga zyrtaret e ndeshjeve, konform Dispozitave  të Rregullores  Disiplinore   neni  40 paragrafi 1 pika  3 sjelli këtë;

V E N D I M

ISMET  MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova  me licencë UEFA “A“ 0282 për largim nga bankina (reagime ndaj vendimeve të gjyqtarëve  të ndeshjes), dënohet me të holla në shumë prej; 1500  euro (njëmijë e pesëqind) në bazë  të Rregullores Disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  3.

Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet  i plotfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart